Qytetarët janë mbledhur para Bashkisë Tiranë, për t’iu bashkuar protestës së thirrur nga opozita, në lidhje me dosjen 5D.

Kjo është protesta e dytë që po mbahet për të njëjtën çështje.

Pjesë e saj edhe këtë radhë është vajza e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezi.

Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit, me masa të shtuara duke pasur parasysh që po vijon seanca në Kuvend dhe afërsinë që dy godinat kanë me njëra-tjetrën.