Momente tensioni kanë shoqëruar studentët pak minuta më parë, të cilët prej orës 10:00 kanë rinisur protestën këtë të diel përpara Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për plotësimin e tetë kërkesave të tyre.
Studentët kanë kundërshtuar me forcë marrjen e fjalës së pedagogut Jani Marka, pjesë e Organizatës Politike, duke mos e lejuar të flasë.
“Po tentojnë të na përçajnë. Nuk e dimë kush është personi që tenton të flasë. Ne duam të plotësohen kërkesat tona. Kaq duam”, tha një student.
Sipas tyre ka qëndrim politik.