Shërbimet e Policisë janë lajmëruar pas telefonatave të qytetarëve se në ambientet e një lokali në qendër të qytetit, një shtetas po kërcënonte me thikë qytetarët.

Blutë bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin A. Sh, i cili gjatë momentit të ndalimit, “ka kërcënuar me mjet prerës (thikë) punonjësit e Policisë dhe i ka kundërshtuar ata me dhunë gjatë shoqërimit”.

“Në përfundim të hetimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 44 vjeç, banues në Poliçan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe kanë sekuestruar thikën që ai mbante në dorë.

Gjatë hetimeve ka rezultuar se shtetasi A. Sh. është me probleme të shëndetit mendor”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.