Policia e Tiranës ka arrestuar shoferin  e “BMW X6”-s si dhe shokët e tij që gjendeshin në makinë me të, pasi në mjet u gjet një pistoletë.

Policia ka shpërndarë edhe pamjet e ndjekjes së tre të rinjve, të cilët pasi nuk iu bindën urdhrit të uniformave blu për të ndaluar, dhe pasi u përplasën me avllinë e një banese, tentojnë të largohen me vrap, por përfundojnë në pranga.

Të arrestuarit janë:

• Bektash Muka,25 vjeç, banues në Tiranë, 

• Valmir Fazliu, 27 vjeç, banues në Kosovë,

•  Vilson Laçi, 24 vjeç, banues në Kukës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet (në një çantë dore) u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale një armë zjarri  pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë për veprat penale të parashikuara nga nenet 278, 242, 150 për shtetasin B.Muka dhe nenet 300 e 242 për (V.Laçi dhe V.Fazliu) të Kodit Penal.