Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në SPAK.
Teksa ka mbërritur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, shoqëruar nga avokati Kujtim Cakrani, Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët.
“Qenkeni të gjithë te protesta më duket. Sot pasdite kemi filmin, do vini sot. Sot është gjyqi im, imuniteti Belindës, protesta e opozitës, iftari kryeministrit , filmi im. Këta të gjithë pas meje vijnë”, tha ajo.





