Drejtoresha e Teatrit të Kukullave, Monika Lubonja ka bërë një deklaratë të pazakontë dhe aspak të përshtatshme për pozicionin që ka.
Gjatë emisionit “Zonë e Lirë”, e ngacmuar nga Arjan Çani, se cilin koleg do të donte “të zhdukte nga qarkullimi”, ajo përmendi emrin e një aktorjeje të Teatrit të Kukullave. Lubonja tha hapur para gjithë publikut se do dëshironte që të zhdukte aktoren e njohur Shegushe Bebeti, e cila punon në të njëjtin institucion me Lubonjën.
Pjesë e intervistës te “Zonë e Lirë”:
Monika Lubonja, në një jetë tjetër, cilën nga koleget e tua do doje ta zhdukje nga qarkullimi?
Ah sa kam unë, po… Ata që janë intrigantë dhe mosmirënjohës.
Kjo s’do të thotë asgjë. Është një gjë e drunjtë që e përdorin politikanët…
Jo, jo, s’ka lidhje. Lëri politikanët, se nuk marr vesh fare nga politika. Ta them një emër. Ta marr guximin ta them një emër? Lëre se s’po e them se do më hidhen se i kam dhe në punë. E kuptojnë vetë ata.
A janë njerëz të panjohur?
Jo, janë njerëz të njohur. Unë flas për njerëz të njohur publikisht.
Thuaje, thuaje…
Ta them? Shegushe Bebeti.
Një sekondë tani, ky është emër i dëgjuar për mua. Po kjo zonja është aktore tek Teatri i Kukullave. Dale një sekondë tani, ti je drejtoreshë, pse nuk e heq?
Nuk e heq, sepse është “Mjeshtre e Madhe e Punës”.
Po ndërkohë ti nuk e do?
Unë mund të mos e dua, por është aktore e mirë. Do luajë, do interpretojë. Nuk ka rëndësi.
Për deklaratën e pazakontë ka reaguar edhe ish-prezantuesja e “Fiks Fare”, Fiori Dardha, e cila e ka cilësuar të papërgjegjshme nga ana e një titullareje institucioni publik.
Statusi i Fiori Dardhës:
“Pyetjes se cilën kolege do të doje të zhdukje nga qarkullimi, një drejtoreshe/artiste e një instucioni shtetëror i përgjigjet duke artikuluar emrin e vartëses se saj. Nuk po diskutoj fare faktin që vartësja e saj është një artiste e madhe, e vlerësuar me çmimet më të mëdha artistike e profesionale në vend, por jam e skandalizuar nga deklarata totalisht e papërgjegjshme e kësaj drejtoreshe.
Këtu nuk flitet për marrëdhënie njerëzore, por institucionale. Ata LART arrijnë ta kuptojnë se sa e rrezikuar është kjo vartëse që është e detyruar të durojë edhe të tilla deklarata publikisht? Arrijnë ta kuptojne se ç’dhunë psikologjike mund të ushtrohet mbi këtë artiste?
Arrijnë të kuptojnë së ç’mund t’i bëjë kjo drejtoreshë e mllefosur çdo ditë? Tmerr! Ku jetojmë!”

Reagimi i Shegushe Bebetit:






