DURRES, 10 mars 2013– I cilësuar si “monstra” e Durrësit për shkak të krimit që tronditi mbarë vendin, tashmë duhet të vuajë 25 vjet burg. Dënimi për Norjen, i cili në shkurt mbushi 81 vjeç, u mor në një proces rrufe, zhvilluar me dy seanca. Tashmë si shtëpi të vetën ka qelinë e burgut, ku ndodhet që prej tetorit të shkuar, kohë kur vrau dhe më pas i preu kokën të dashurës së tij, ish-nxënëses së Medresesë. Për herë të parënë një intervistë ekskluzive nga ambientet e Institucionit të Paraburgimit në Durrës, Shaban Norja, rrëfen historinë e njohjes me Ajshe Vatën deri në momentin kur u arrestua si autor. Por edhe fakte të reja që opinioni nuk i ka ditur më parë. Që para Ajshes kishte lidhje me një nga motrat e saj më të mëdha, me të cilën ishte shkëputur pasi ajo u martua. Duke vazhduar më tej me të motrën e saj të vogël, të cilën e vrau kur ajo ishte 3 muajshe shtatzënë me të. Pohon me këmbëngulje se e donte Ajshen dhe se krimi ishte “amaneti” i saj, por mohon se kishin kryer marrëdhënie gjatë muajit të Ramazanit. Ka pranuar çdo gjë që në fillim kur u arrestua dhe ashtu si në gjyq, shprehet herë pas here se është penduar… Ky është rrëfimi rrënqethës i 81 vjeçarit Shaban Norja, i cili nis të qajë në momentet kur tregon sesi e kreu vrasjen. Ishte i vetmi moment Ishte momenti i vetëm gjatë intervistës që Shaban Norja tregoi anën e tij të ndjeshme, aq sa mund të ekzistojë një e tillë në një njeri që kryen një krim kaq ngjethës.

Shaban, emri juaj është lakuar shumë në media, që pas krimit që kryet ndaj Ajshe Vatës. Si u njohët me familjen e saj?

Me ata jam njohur aty tek shtëpia e tyre, pasi pranë kam tokën. Kishte vite që njiheshim. Kisha respekt për familjen e tyre. Më përshëndesnin kur kaloja aty, kur rastisnin tek toka. Por më pas u prishëm.

Pse çfarë ndodhi?

U bë sebep një nga vajzat e Muhametit. Atë e la burri dhe nuk i tregonte dot të vërtetën Muhametit, se përse e kishte lënë burri dhe i tha që miqësinë e prishi Shabani. Më kishte inat se e kisha gjetur disa herë duke kryerë akte të turpshme dhe i kisha thënë se do t’i tregoja babait tësaj nëse i përsëriste. Vajza u martua në Dibër, por ditën e dytë të martesës djali e solli në shtëpi, pasi sipas tij, nuk ishte e virgjër. Vajza nuk u thoshte dot të shpisë shkakun e vërtetë se përse ishte ndarë, por i tha Muhametit që shkaku ishte Shabani, sepse i ka fryrë me fjalë të paqëna.

Shaban, ku dhe si u njohët me Ajshen?

Me Ajshen jam takuar me datën 13 tetor 2008. Erdhi së bashku me motrën e saj të madhe. Ajo iku, ndërsa Ajshja ndenji. Nisa ta prekja, por më tha se nuk donte dhe se do vinte sërish të nesërmen. Kështu në datë 14 tetor e kam takuar dhe ajo ishte e vendosur për të kryer marrëdhënie seksuale me mua. Kjo ka qenë hera e parë, ndërsa që prej asaj dite dhe deri në ditën që e vrava takoheshim rregullisht, pothuajse përditë. Më parë nuk e kisha vënë re si femër.

Flitet që keni pasur lidhje edhe me motrat e tjera të Ajshes. Sipas jush, cila është e vërteta?

Në fakt, nuk mund ta mohoj.Është e vërtetë që kam pasur lidhje me një nga motrat e saj.Nuk është se kam frikë, por nuk dua ta tregoj me hollësi këtë histori.Me të kam pasur lidhje normale deri ditën kur u martua.Pastaj u lidha me Ishen (Ajshen).

Kishte dijeni mbi lidhjen tuaj të re?

Po vetëm ajo e dinte. Ajo e dinte se dhe ditën që familja e saj vuri re se Ajshja nuk ishte në shtëpi, ajo më telefonoi dhe më tha: “Ku është Ajshja”. “Nuk e di”, iu përgjigja. “Mirë, më tha, më hidh dhjetë mijë lekë në telefon që ta kërkojmë tek të afërmit”. Mirë, i thashë, dhe ia transferova. Unë e dija se ku ishte, sepse e kisha vrarë.

Ku takoheshit me Ajshen?

Tek kasollja që kam tek cepi i arës.Më merrte në telefon sapo mbërrinte nga shkolla. Krijuam një lidhje normale. Ajo ishte e lumtur dhe ndihej mirë me mua, edhe unë po kështu.

Mund të quhet lidhje normale kjo duke ditur se jeni gjyshi i saj?

Nuk është se është normale, po………derisa ndiheshim mirë të dy. Problemet nisën kur morëm vesh shtatzëninë.Aty i hipi në kokë që ta vrisja.

Kur e kuptoi Ajshja se kishte mbetur shtatzënë?

Rreth 20-25 ditë përpara se ta vrisja. Ajo e kishte kuptuar dhe më tha se mund të ishte shtatzënë. E besova menjëherë, sepse e dija që kisha gabuar dhe e prisja një gjë të tillë. Fillimisht i thashë se mos e ke me ndonjë tjetër, por e thashë për t’u shfaqësuar, pasi isha i sigurt se fëmija ishte i imi. Megjithatë, për ta vërtetuar bleva një test në farmaci dhe ja dhashë. Testi kishte dalë pozitiv. Më mori në telefon direkt dhe më tha që nuk ka asnjë dyshim, jam shtatzënë. U mundova ta qetësoja nga telefoni. I premtova se do ta zgjidhnim të dy këtë problem kur të takoheshim pasdite. Mirëpo atë e kishte kapur paniku dhe çdo gjë që i thoja e kundërshtonte.

Pse çfarë i kërkuat ju?

I propozova që ta hiqte fëmijën. I thashë t’i jap unë të gjitha lekët që të duhen për shpenzime dhe qite (hiqe) fëmijën dhe vazhdojmë lidhjen tonë. Nuk pranonte, pasi sipas fesë që besonte ishte krim që nëna të vriste fëmijë. Ajshja kishte frikë se mos e kuptonin të familjes dhe më tha më mirë më vrit ti se sa të bëhem me turp dhe të më vrasë babai. Ajshja kishte shumë frikë se po ta kuptonin të shtëpisë për lidhjen, por mbi të gjitha mbi shtatzëninë, do ta vrisnin.

Thatë se e donit vajzën, si mundët të qëllonit mbi të?

Sigurisht që e doja, por në këtë mënyrë çova deri në fund vetëm amanetin e saj. Ajshja kishte tri ditë dhe tri net, që më kërkonte që ta vrisja. Nuk e di se si ma mbushi mendjen dhe pranova ta bëja këtë gjë. Jam penduar dhe qaj çdo ditë për të. Nuk ja fal kurrë vetes këtë që bëra.

Si e kryet vrasjen me kaq gjakftohtësi?

Isha përgatitur, pasi siç e thashë, kishte disa ditë që Ajshja më kërkonte ta vrisja. Ajo ishte besimtare e madhe dhe fakti që ta qiste fëmijën, ishte sikur ta vriste fëmijën me duart e veta. Atë mbrëmje ajo më kërkonte me insistim që ta vrisja. Më merrte në telefon pa pushim. Mund të më ketë marrë mbi 20 herë.

Pse nuk morët përgjegjësit prindërore kur morët vesh për egzistencën e fëmijës,në këtë mënyrë vajza do të ishte gjallë dhe ju nuk do të ndodheshit këtu?

Edhe këtë ia propozova por nuk dëgjonte. Si do të dal unë para njerëzve, kur ta marin vesh se jam shtatzënë, thoshte. Ajo nuk donte të merrej vesh kurrë se kishte mbetur shtatzënë, prandaj dhe kur më tha që ta vrisja, më la amanet t’i fshija kokën, me qëllim që të mos identifikohej. Nuk është se e doja atë fëmijë, por në fund të fundit nuk kishe ndonjë gjë edhe po ta mbaja. I thash edhe Ajshes, që presim dhe pak dhe më pas shohim e bëjmë. Ajo kishte problem se mos e mernin vesh të shtëpisë për shtatzanin, ndaj nxitonte ti jepte fund jetës një sahat e më parë. Zgjodhi të vdiste vetë, para se t’i bënte keq fëmijës.  

U takuat ditën e vrasjes?

Po u takuam dhe më lutej që ta vrisja. Pasi ndenjëm ja dy-tri orë u ktheva në shtëpi dhe u shtriva për të fjetur. Gjithë mbrëmjen më merrte në telefon dhe më thoshte që“ec se dua të takoj”. Ishte ora dhjetë-dhjetë e gjysmë e mbrëmjes. Thashë po shkoj ta takoj, pasi nga telefoni më dukej e mbaruar fare. Në shtëpi ishte familja e djalit. Për të mos më kuptuar dola nga dritarja e shtëpisë, mora motorin, me vete mora dhe pistoletën dhe një sëpatë që e mbaja gjithnjë me vete kur shkoja andej, sepse më hynte në punë. Kur shkova pranë shtëpisë së saj, e pashë që kishte dalë në dritare dhe po më priste. Zbriti poshtë dhe pasi mëpërqafoi më tha që kam zgjedhur vendin ku të më vrasësh. “Atje tek ara me misër”. “Mirë, mirë” i thashë dhe nisëm të ecnim drejt arës me misër. Ajo dridhej dhe më lutej që ta vrisja dhe shtërngohej pas meje. Edhe pistoletën e drejtoi vetë dhe e ngjeshi prapa koke, saqë edhe zhurma e armës nuk u dëgjua. Për 16 minuta kam qëndruar duke qarë mbi trupin e Ajshës, ndërsa më pas i preva kokën për të mos e identifikuar. Pasi e hodha kokën tek disa shkurre disa metra më larg, i hipa motorrit dhe u ktheva në shtëpi.

Ku e gjetët armën?

E kemi trashëgimi, që mbajmë armë në shtëpi. Pistoletën me të cilën kryeva krimin e kisha sigurura tetë-nëntë vite më parë. Armë kam mbajtur që në kohën e Enverit. Kisha një pistoletë tip “Beret” kalibri 7. Kisha edhe armë të tjera në shtëpi.

Vetëm e kryet krimin, apo kishit bashkëpunëtor?

Vetëm ça bashkëpuntorësh?! Unë isha përgatitur për ta vrarë Ajshen atë ditë, sepse ma kërkonte me insistim të madh që prej ditës që e kuptoi se kishte mbetur shtatzënë.

Keni patur lidhje të tjera, të të njëjtit lloj?

Po kam patur. Nuk dua t’i bëj publik emrat, por e vërteta është se kam patur disa lidhje me vajza të ndryshme. Qëkur kam qenë i ri më pëlqenin femrat dhe vazhdojnë të më pëlqejnë edhe sot e kësaj ditë. Ka patur me dhjetra raste, por kurrë nuk kam futur brenda shtëpisë sime asnjëherë asnjë femër, veç bashkëshortes.

Si ka mundësi që një person në moshën tuaj të ketë këtë vazhdimësi dhe këtë oreks për të kryer marrdhenie seksuale?

Nuk e di, por pavarësisht moshës ndihesha i ri dhe i fuqishëm. Kryeja përditë marrëdhënie. Më dukej sikur e kisha të nevojshme.

Përdorje stimulant?

Jo kurrë. Asnjëherë nuk kam përdorur, pasi thonë që të lë efekte anësore. Unë ndihesha mirë dhe nuk e shikoja të nevojshme. Mirëpo që pas vrasjes nuk më shkon më mendja për të bërë seks.

Pse?

Jam shumë i demoralizuar, pasi ndihem fajtor për vrasjen e Ajshes. Mund të kisha vepruar edhe ndryshe, por m’i mori Zoti mendtë.

Fëmija korrespondon të jetë ngjizur ditët e muajit Ramazan?

Jo kjo është e pamundur. Nuk ka mundësi që Ajshja të ketë mbetur shtatzënë në muajin e Ramazanit, pasi gjatë muajit të argjërimit nuk kryenim marrëdhënie. Mund të ketë qenë dy-tri ditë përpara, ose pas tij. Ajshja për shkak të besimit kërkoi që ta vrisja, nuk do pranonte kurrë të kryente marrëdhënie ditët e argjërimit.

(VIJON)

/Marrë nga gazeta “Panorama”/