Këto janë pamjet që vijnë nga Kishinjevi, aty ku sonte luhet ndeshja Moldavi-Shqipëri, e vlefshme për Euro 2024 dhe në mbështetje të ekipit tonë kombëtar kanë shkuar shumë shqiptarë.
Një ndër ta është edhe Guximtar Rushani nga Struga e Maqedonisë së Veriut, i cili së bashku me disa shokë e miq të tij na sjell për “DurrësLajm” këtë video emocionuese. Ai ka ndaluar në një nga rrugët e kryeqytetit moldav, duke kënduar këngën e famshme që ngre peshë zemrat e gjithë tifozëve “Mora fjalë” të Shkurte Fejzës.
Moldavi-Shqipëri, është një ndeshje ku skuadrës sonë kombëtare i mjafton një pikë për t’u kualifikuar në Gjermani 2024. Moldavia renditet në vendin e katërt në grupin E me 9 pikë, katër larg kuqezinjve të Sylvinhos dhe dy pikë më pak se Çekia e vendit të dytë.