Pas derbit, Milani vazhdon serinë e fitoreve duke mundur Lecce-n 3-0 në San Siro, për llogari të javës së gjashtë të Serie A.
Me këtë triumf kuqezinjtën do të kalojnë të paktën një natë në krye të klasifikimit me Torinon, 11 pikë.
Kuqezinjtë e Fonseca-s, pas tridhjetë e pesë minutash me një ritëm të ngadaltë, e thyen ngërçin me sulmuesin Morata-n pas zhvillimeve joaktive të topit.
Ky ishte goli i parë për spanjollin me fanellën e djallit.
Goli zhbllokon Milanin, që shënoi edhe dy herë të tjera me Hernandez dhe Pulisic në pjesën e parë duke e bërë formalitet pjesën e dytë.
Në fraksionin e dytë talenti kuqezi Bartesaghi u përjashtua nga loja në minutën e 80-të.