TIRANE– Ajo është në kërkim ndërkombëtar, ndaj saj gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” dhe pak ditë më parë gjykata e ka dënuar në mungesë me tetë vjet burgim për akuzën e mashtrimit në 25 raste.

Quhet Ornela Bullaj është 41 vjeçe, me prejardhje nga Gjirokastra dhe me banim në kryeqytet. Ajo është gjykuar me gjykim të shkurtuar në dhomën penale, ndërkohë që për bashkëpuntorin e saj Sh.Sallaku gjykata ka veçuar çështjen duke qenë se avokatët kërkuan gjykim të zakonshëm.

Gruaja e cila është përfaqësuar nga avokatët në gjykim ka qenë sipas prokurorisë administratore e një shoqërie, shoqëri e cila më 2009 e ka ngarkuar atë që të aplikonte e tërhiqte 100 mijë euro ‘overdraft’ në bankën Intesa San Paolo për kapital qarkullimi.

Duke qenë se për kredimarrësin është e domosdoshme një garanci i pandehuri tjetër ka lënë kontratën e hipotekimit, pronën tokë are prej mëse 5 mijë metra katrorë në fshatin Dobresh. Por pikërisht këtu nis edhe loja e gruas. Ajo ka tërhequr shumën e ‘overdraft’-it të miratuar në bankë, por këtë shumë e ka kaluar në dy llogari përkatësisht në shumat 44 mijë euro për llogari të saj dhe mbi 55 mijë euro për Artan Kërxhaliun (bashkëjetues i saj).

Sipas prokurorisë kjo ‘histori” i është bashkuar disa kallzimeve të tjera nga qytetarë të tjerë në adresë të gruas, sipas gjykatës supermashtruesja ka marrë miliona lekë borxh nga “miqtë ” e saj duke ju dhënë fillimisht interes mujor e më pas ka humbur gjurmët. Në periudha të ndryshme gruaja ka marrë ngë A.Memushi dhe A.Jano  shuma të konsiderueshme në Euro, duke thënë se donte Lekë që të ndiqte një gjykim në Angli, që lidhej me vdekjen e bashkëshortit anglez në një aksident rrugor, proces nga i cili gruaja do të fitonte pasuri përrallore. Ka qenë pikërisht kjo skemë që i ka siguruar asaj miliona Lekë përfitim.

E pandehura i ka marrë sasitë e konsiderueshme nga të mashtruarit e saj duke lidhur kontrata noteriale të herë pas hershme e duke premtuar se do t’ua jepte Lekët me përqindje interesi.

Prokuroria thotë se rastet sipas këtyre kontratave janë:

1. 20 mijë euro  të marra nga shtetasi A.Memushi

2. 70 mijë euro të marra nga shtetasi A.Memushi

3. 20 mijë euro të marra shtetasi A.Memushi

4.3 milionë lekë të marra shtetasit Memushi

5. premton shtetasit A.Memushi se do t’i japë 200 mijë eeuro shpërblim

6. jep deklaratë noteriale se do t’i japë 70 mijeë euro shpërblim

7. jep deklaratë noteriale se do t’i japë përqindjen

8. dokumente britanike të doprëzuara të mashtruarit ku del se i ka vdekur bashkëshorti dhe ajo trashëgon pasuri disa milionë paundë

9. 30 mijë euro të marra shtetases A.Jano  duke i prmetuar se do blinte autobuzë në Turqi

10. jep deklaratë noteriale se gruaja do merrte 80 mijë lekë në muaj shpërblim

11. 18 mijë euro marra shtetases A.Jano , ja jep përqindjet e kësaj shume deri në fund të vitit 2009

Prokuroria dhe gjykata evidentojnë faktin se mashtruesja, sipas pasqyrës së ‘Money Gram’ ka bërë dërgesa 25 herë në shtete pritëse Angli dhe SHBA në adresë të Hubert Barrington dhe të pandehurës Ornela Bullaj.