“Mos e lër makinën këtu”, kështu nisi sherri në Tiranë mes disa personash për një vend parkimi, ku u përdorën edhe sende të forta.
Ngjarja ndodhi në hyrjen e një parkimi të një pallati, në rrugën “Frosina Plaku”, ku disa persona u konfliktuan me sende të forta dhe njëri prej tyre kishte përdorur mjet prerës.
Policia ka arrestuar tre persona Luciano Nurçja 46 vjeç, Albert Lika 44 vjeç dhe Enea Kurti 23 vjeç, të dyshuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Po ashtu, u shpall në kërkim shtetasi E. L., 17 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.





