Nga Mentor Kikia
Parlamenti i dha fund dje punimeve të tij për t’ia lënë vendin një parlamenti të ri që do të dalë nga zgjedhjet e 18 Qershorit. Unë nuk e di se si do të jetë ai parlament, nga pikëpamja politike pa opozitën, apo nga pikëpamja intelektuale, por di të them që ky parlament që mbylli derën sot, ka qenë më i keqi që ka patur Shqipëria qëkurse deputetët mblidheshin ne godinen e Teatrit të Kukullave, 95 vjet më parë.
Kurrë më parë dhe askund botës demokratike nuk ishte parë e dëgjuar që në karriget e ligjvënësve të uleshin njerëz të dënuar për trafik droge e shfrytëzim prostitucioni, hajdutë ordinerë e vrasës. Kjo bëri që për herë të parë të miratohej një ligj për dekriminalizimin e politikës.
Ky parlament mbylli dyert sot me turpin më të madh.
Shumëkush fajëson për këtë kryetarët e partive që i futën ata njerëz në lista. Patjetër që ata janë fajtorët. Por jemi edhe ne që votojmë në mënyrë të verbër, e pastaj bërtasim: Jo, ky nuk është përfaqësuesi im.
Shpresoj të mos shikoj më surretër të tillë.