Është paralizuar qarkullimi në të dyja drejtimet e lëvizjes në autostradën Tiranë-Durrës.
Dhjetra mjete janë bllokuar në arterien kryesore, që lidh Shqipërinë e Jugut me atë të Veriut.
Ky bllokim ishte njoftuar më herët prej protestuesve, që e nisën mosbindjen civile në rrethrrotullimin e Shkozetit.
Më poshtë gjeni pamje të drejtpërdrejta nga situata në vendngjarje.