Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat se do ti qëndrojnë idesë për mocion me debat për çështjen e Xibrakës, ku ai pretendon se është i përfshirë vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama.

Bardhi e konsideroi shkelje të Kushtetutës, moscaktimin e një date nga ana e konferencës së kryetarëve për të zhvilluar mocionin me debat me kryeministrin Edi Rama lidhur me fenomentin e trafikut të lëndëve narkotike.

Ai tha se mocioni i opozitës bazohej në të dhëna konkrete të raporteve ndërkombëtare, por shtoi se deputetët socialistë zgjodhën të mos caktonin një datë sepse sipas tij, po tentojnë të mbrojnë.

“Konferenca e kryetarëve ka refuzuar në shkelje të kushtetutës dhe rregullores për të caktuar një datë për zhvillimin e mocionit të kërkuar nga grupi parlamentar i PD për një debat sa i takon fenomenit të shitjes, prodhimit të lëndës narktoike. Mocioni ynë bazohej në të dhëna konkrete tyë raporteve ndërkombëtare që e listojnë Shqipërinë në krye të vendeve problematike qoftë sa i përket prodhimit të lëndëve narkotike por edhe si rrugë traziti për transportin e lëndëve narkotike, ishte totalisht i bazuar në të drejtën që opozita ka për të kërkuar mosione të tilla.

Por ashtu si opinioni publik është njohur ditët e shkuara, kur bëhet fjalë për drogë qytetarëve u shkon mendja tek Olsi Rama edhe kolegëve u shkon në mendje ai emër dhe për të janë në gjendje të shkrijnë Kuvendin, rregulloren dhe kushtetutën, siç shkrinë javën e shkuar për llogari të Xhaçkës, Gjykatën Kushtetuese”, tha Bardhi.

Më tej ai shtoi se do t’i qëndronin kërkesës për mocion dhe se e vetmja kompetencë e kryeparlamentares, Lindita Nikolla është caktimi i një date për mocionin.

“Pa dyshim që ne do i qëndrojmë mocionit që kemi paraqitur, është e drejtë e deputetëve tyë opozitës. E vertmja kompetencë që ka kryetarja e Kuvendit është të caktojë një datë,. Por mocioni është i detyrueshëm për t’u zhvilluar brenda 30 ditëve nga momenti i dorëzimit”, shtoi deputeti.