Masat e ngrohta të ajërit, kanë sjellë temperatura të larta, ҫka është e rrallë për ketë stinë. Këto temperatura të larta do të vërtiten deri të mërkurën në shumë vende të Europës juglindore.

E marta do të jetë dita kur stuhia afrikane do të jetë në pikun e saj, duke shënuar vlerat më të larta të temperaturave edhe në zonat malore të Kukësit. 

“Janë futur masa ajrore të nxehta nga brigjet afrikane të cilat kanë sjellë sot një rritje të temperaturave që në orët e para të mëngjesit. Nga brigjet e kontinentit afrikan ka fryrë një sasi rëre që era e ka shtyrë më tej dhe ka përfshirë edhe territorin tonë. Temperatura të larta mbi normë, parashikohet në zoant e ulëta e bregdetare të regjistrohet deri në 28 gradë Celcius”, thotë meteorologia Rezarta Xhakollari.

Stabilizimi i temperaturave do të vijë të enjten ndërsa fundjava e ardhshme do të ketë edhe reshje shiu.