12 gusht 2015 – Motorët e ujit këtë verë nuk kanë sjellë shqetësime për pushuesit në vijën bregdetare të Durrësit.

Për herë të parë që nga fillimi i korrikut po funksionon edhe një vendbazim i këtyre mjeteve lundrimi argëtues në zonën e Ilirias, çka e ka disiplinuar edhe më tej lëvizjen e tyre në ujë.

Një vendbazim tjetër prej vitesh është operativ në bregdetin e Shkëmbit të Kavajës, ndërsa një i tretë në Golem nën juridiksionin e komisariatit të policisë së Kavajës.

Motorët e ujit po shfrytëzohen si mjet argëtimi në Durrës prej afro 10 vitesh, por rritja e numrit të tyre më parë ka krijuar jo pak probleme për sigurinë e pushuesve.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/