E motra e Taulant Ballës, për të treguar që i vëllai ka qenë nxënës e student shembullor, dhe për të hedhur poshtë akuzat për plagjiaturë, publikoi listat e notave të tij ndër vite.

Mirëpo, sipas certifikatës së gjimnazit, Balla ka mbaruar arsimin e mesëm gjatë viteve 1995-1996, ndërsa ka dhe një lapsus tjetër në këtë dokument. Viti i IV është shkruar viti i VI, ndërsa rezulton se Balla e ka nisur gjimnazin 18-vjeç.

Është studiuesi Taulant Muka, ai i cili ka pikasur këtë parregullsi në dokument. Reagimi i motrës së Taulant Ballës nuk përkonte me denoncimin e emisionit “Top Story” pasi fliste për deftesën e shkollës së mesme dhe jo për plagjaturën e doktoraturës.

Ndërkohë ky reagim i Alba Ballës është fshirë nga vetë ajo pas “shpërthimit” në rrjet kundër vëllait të saj deputet.

Postimi i Taulant Mukës:

“India Kreuz “Miq te dashur, Dr. Kapterri von Librazhdi, shume i fyer nga denoncimet e faktuara ndaj plagjiatures se tij, nxjerr motren te na tregoje se sa i ndritur ka qene ne gjimnaz.

Motra, publikon nje vertetim notash ku ne shohim se si Doktorri ka perfunduar 4 vite me kohe te plote midis viteve 1995-1996.

Per me teper viti i IV eshte shkruar viti i VI per me teper e ka nis gjimnazin 18 vjec

hahaha kta jane mjeshtra”.