Teuta-Erzeni ku fituan shijakasit 1 me 2, iu besua arbitrit ndërkombëtar, Enea Jorgji, ndërsa në VAR ishte gjithashtu një gjyqtar me stemën e FIFA-s si Juxhin Xhaja.
Në përgjithësi arbitrat e menaxhuan mirë takimin, në një kohë që edhe rastet e diskutueshme ishin të pakta.Në minutën e 51-të, kur rezultati ishte 1-0 për Teutën, Ademi i Erzenit kërkon penallti pas rrëzimit në zonë gjatë duelit me Lorenco Vilën. Jorgji vijon lojën, ndërsa edhe VAR-i nuk ndërhyn.
Pamjet filmike tregojnë se sulmuesi i Teutës ka tentuar të ndërhyjë, por ka tërhequr këmbën më pas dhe kësisoj arbitrat kanë marrë një vendim të drejtë që nuk kanë akorduar penallti.
Ndërkohë, në pjesën e parë pati ankesa nga shijakasit për disa faulle, por që nuk bëhej fjalë për raste flagrante.