Endrik nuk do të ndryshojë skuadër këtë verë. Trajneri Murinjo i ka mbyllur përfundimisht rrugën një transferimi, qoftë edhe i përkohshëm, drejt Premier Ligës.

Dëshira e brazilianit ishte që të luante në qendër të sulmit si pozicion natyral, po ashtu edhe me një klub të Champions. Liverpul tregoi interes, ndërsa më parë janë përmendur edhe Mançester Junajtid apo Aston Vila.

Nuk do të ketë as huazim te një nga dy gjigantët e Anglisë, siç janë Junajtid dhe Liverpul. Endrik mungoi në javën e parë të La Liga, por arsyeja ishte një dëmtim.

20-vjeçari afrohej me pretendime të mëdha, por deri tani nuk ka shfaqur shumë. Te Lyon në edicionin e kaluar ia doli të shënonte 8 gola dhe asistonte 8 të tjerë, ndërsa kontribuoi në pjesën e dytë të sezonit.