Shkodran Mustafi nënshkruan me Arsenalin. Mbrojtësi kampion bote arriti marrëveshjen me klubin londinez ndërsa Valencia do të arkëtojë 35 milionë Pound. 24-vjeçari i lindur në Gostivar ka pozuar me fanellën e “Topçinjve” duke u bërë afrimi i dytë te Arsenali brenda pak orëve pas blerjes së Lucas Perez nga Deportivo La Coruna. Në këtë mënyrë, dy blerjet e fundit të Arsenalit thyejnë barrierën e 1 miliardë pound të shpenzuara nga klubet e Premier League me Arsenalin që ka kaluar kufirin e 100 milionëve. “Më në fund erdhi momenti që të njoftoj firmën me Arsenalin. Po pres me padurim që të luaj për këtë klub të madh”, shkruan Mustafi në profilin e tij në Twitter.Në intervistën dhënë për kanalin zyrtar të klubit, trajneri Arsene Wenger u shpreh entuziast për afrimin e mbrojtësit shqiptar, duke theksuar se ai është ende i ri por me eksperiencën e tij do ta ndihmojë shumë Arsenalin. “Mustafi është një lojtar korrekt që di të luajë shumë mirë me topin. Arritëm të blejmë një lojtar të madh dhe mendoj se kemi siguruar të ardhmen me të”, nënvizon Wenger. Mustafi behët lojtari i 6 që i bashkohet Arsenalit gjatë kësaj vere pas Xhakës, Holding, Asanos, Nwakalit dhe Perez. Përsa i përket klasifikimit të klubeve angleze që kanë shpenzuar më shumë gjatë merkatos së verës, vendin e parë e mban Manchester City i ndjekur nga United, ndërsa Arsenali mban vendtin e tretë me Liverpoolin, Chelsean dhe Watford që plotësojnë gjashtëshen e parë.
Mustafi bashkohet me Arsenalin për 35 mln Pound
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit