Arti grek sot është në zi për një nga figurat më të rëndësishme të saj. Kompozitori i famshëm i Greqisë, Mihal Mikis Theodorakis ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare.

Theodorakis ka kompozuar muzika të të gjitha llojeve nga operat, simfonitë, balet, oratorio e kor kishtar deri tek teatri, kinemaja, këngë popullore etj..

Ai ka lënë pas si trashëgimi mbi 1 mijë vepra ndërsa kohë më parë është angazhuar edhe politikisht si me Partinë Komuniste të Greqisë, ashtu dhe me të djathtët, Partinë “Demokracia e Re” duke u zgjedhur 4 herë deputet në parlament.