Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale zhvilloi dëgjesën e radhës në Dibër, ku morën pjesë qytetarë, përfaqësues të pushtetit vendor dhe aktorë të shoqërisë civile.

Demokrati Xhelal Mziu debatoi ashpër me kryetarin e komisionit të Reformës Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku gjatë diskutimit.

Dëbati nisi pasi Mziu nuk ishte dakord me kohën prej 3 minutash të vënë në dispozicion për të diskutuar, çka solli edhe ndërhyrjen e Maznikut.

Arbjan Mazniku: Më lë të flas tani. Kemi bërë 8 dëgjesa dhe kemi rënë dakord, mos e prish tani.  

Xhelal Mziu: Çfarë pune të prish ty? Çfarë ju djeg?

Arbjan Mazniku: Mos prish kohën që kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Unë mund të isha aty bashkë me ty, se jam anëtar i Komisionit.

Arbjan Mazniku: Mund të ishe patjetër, por kemi rënë dakord për kohën.

Xhelal Mziu: Do flas pa limit.

Arbjan Mazniku: Po jo pra, nuk është pa limit.

Xhelal Mziu: Nuk do të bësh më komisione, kaq po të them. E kam radhën për të folur.

Arbjan Mazniku: Kemi rënë dakord.

Xhelal Mziu: Mazniku je i ri në këtë punë, ti ke çështje të tjera.

Luçiano Boçi: Jo mos e mbyll, fol edhe tre minuta.

Arbjan Mazniku: Element thelbësor i një shoqërie, rregullat. Ti 3 minutëshin e harxhove.