Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po zhvillohet seanca ndaj 4 të akuzuarve për vrasjen e Liridona Ademajt; Naim Murseli, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt.

Naim Murseli, ish-bashkëshorti i Liridona Ademajt, ka deklaruar se është i pafajshëm për atakuzën e ngritur në vrasjen e të ndjerës.

Ai para trupit gjykues në seancën fillestare u shpreh: “Deklarohem plotësisht i pafajshëm”.

Ndërsa, Plava dhe Kokalla nuk kanë pranuar të deklarohen, por të mbrohen në heshtje.

Në aktakuzën e Prokurorisë, thuhet se Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar paraprakisht që vrasja të kryhej nga i akuzuari Plava me marrëveshje që Murseli t’i paguante atij 30 mijë euro.

Plani për vrasjen e Liridonës, thuhet se u bë nga bashkëshorti i saj, i akuzuari Naim Murseli, si pasojë e çrregullimit të raporteve familjare e martesore, ku edhe lindi dëshira e tij për hakmarrje.

Të akuzuar për vrasjen e 30-vjeçares janë ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava, Kreshnik Kokalla, dhe Tom Dodaj.

Ngjarja tragjike ndodhi më 29 nëntor 2023 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.