Shkaqet e divorceve mes çifteve mund të jenë të shumëllojshme dhe jo gjithmonë arrihet një kompromis i drejtë mbi atë se çfarë i takon burrit, apo gruas.
Por marrëdhënia pas divorci e një ish-çifti në Teksas është paksa e çuditshme.
Rebecca dhe Frankie Hernandez janë ndarë prej dy vitesh, por dashuria e përbashkët për qenin e tyre duket se i ka futur në rrugën e ribashkimit.
Edhe dy vite pas divorcit Frankie vijon ta dojë qenin e tij, madje i dërgon edhe kartolina urimi për ditëlindje.
Por kartolina e dërguar këtë 1 prill, ka rindezur emocionet e vjetra për Rebecca-n teksa lexonte letrën e ish-bashkëshortit për qenin e tyre Apollo.
“Është e çuditshme se si kjo po na afron sërish bashkë”, ka deklaruar Rebecca për Huffington Post që shton se pasi ka postuar imazhe të kartolinës që u shndërrua në virale ka biseduar në telefon me Frankie.
Ndahet nga gruaja, por i dërgon kartolina qenit
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
U konfliktuan brenda në shtëpi, 83-vjeçari merr thikën e kuzhinës dhe vret të birin në Itali
Zjarri përhapet me shpejtësi në Zall-Strikçan të Bulqizës, rrezikohet një banesë, nis ndërhyrja e zjarrfikësve
Aksident me vdekje në Mirditë! Makina bie në greminë, një viktimë dhe dy të plagosur
Barcelona përgatit shkëmbimin surprizë me Interin, Balde për Dimarcon dhe efekti domino në Premier League





