Një lajm i trishtë ka prekur botën e medias. Gazetari italian Stefano Marcelli është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë dhe një kontribut të çmuar në gazetarinë italiane dhe atë shqiptare.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta u bë i ditur nga Sandro Bennucci, president i Shoqatës së Shtypit Toskan. Marcelli ishte gazetar, ish-korrespondent special dhe kryeredaktor i zyrës së RAI-t në Toskanë, ku spikati për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj gazetarisë.
Për humbjen e tij ka reaguar edhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, i cili e vlerësoi Marcellin si një koleg dhe mik të shumë gazetarëve shqiptarë. Në reagim thuhet se ai ndau përvojën e tij me redaksitë më të njohura italiane dhe kontribuoi me shkrime të publikuara ekskluzivisht në media shqiptare.
Stefano Marcelli ishte bashkëshorti i gazetares së njohur shqiptare Gerta Zaimi. Në mesazhin e tij, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe në veçanti gazetares Gerta Zaimi për këtë humbje të rëndë.
Postimi i plotë:
Ndahet nga jeta gazetari italian që e mbylli kohën e shkrimeve në median shqiptare
Tiranë më
Lamtumirë kolegu dhe miku ynë Stefano Marcelli!
Një koleg dhe mik me shumë gazetarë shqiptarë, një profesionist që ndau përvojë me redaksitë më të shquara italiane dhe që spikati edhe për shkrimet e publikuara ekskluzivisht për media shqiptare dhe për realitetin politik dhe jo vetëm, në Shqipëri.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen për këtë humbje dhe u përcjell ngushëllime familjarëve të tij, veçanërisht zonjës së tij, koleges sonë Gerta Zaimi!
Zyra Informuese
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë





