Ndahet nga jeta 76-vjeçari që besohet të jetë kryetari i familjes më të madhe në botë në Mizoram të Indisë. Ziona Chana, kreu i një sekti fetar që praktikonte poligaminë, vdiq të dielën, duke lënë pas 38 gra, 89 fëmijë dhe 36 nipër e mbesa.

Chana thuhet se vuante nga diabeti dhe hipertensioni. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Chana ka lindur në vitin 1945. Ai u takua me gruan e tij më të vjetër, e cila është tre vjet më e madhe se ai, kur ishte 17 vjeç.

Familja e madhe jeton së bashku në një shtëpi me katër kate të quajtur “Chuuar Than Run” ose Shtëpia e Brezit të Ri, me 100 dhoma.

Rezidenca është një atraksion i madh turistik në shtet, me njerëz nga e gjithë bota që vizitojnë fshatin për të parë një mënyrë jetese të familjes.