Daut Haradinaj, deputeti i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e vëllai i kryeministrit Ramush Haradinaj është ndaluar rreth orës 14 e 30 në Vjenë.

Burimet e Indeksonline kanë thënë se deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është ndaluar nga autoritetet austriake me fletarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

Pas ndalimit që iu bë kohë më parë kryeministrit Ramush Haradinaj, në Francë, një fat të tillë sot e ka përjetuar edhe vëllai i tij, Dauti.