SHBA, 02 mars 2013– Dr. Bob Thompson, mjek amerikan në “Valley Medical Center”dhe pjesë e ekipit të udhëheqjes, është përzgjedhur nga revista “Seattle Business” si mjeku praktikues më i shquar për kujdesin shëndetësor në shtetin e Uashingtonit në vitin 2013.
Çmimi i njeh Thompsonit rolin mbrojtës dhe udhëheqës në përpunimin e programeve që ndihmojnë në sigurimin e kujdesit shëndetësor dhe trajtimit mjekësor për anëtarët e komunitetit në rrezik dhe nevojë.
Shembuj të këtyre programeve janë të shumtë. Përveç kësaj, Dr. Thompson-i ka kryer punë vullnetare në Belize dhe ka dorëzuar së fundmi pajisje mjekësore në një spital rural shqiptar në Ersekë, ku edhe ka ofruar trajnim për infermieret dhe mjekët njofton gazeta “Kent Reporter”.
/th.m. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/





