TIRANE – Ndërron jetë ish i përndjekuri politik, Shpëtim Karamuça. 74 vjeçari i cili ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së kësaj shtrese. Karamuça ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në banesën e tij.
Lajmi bëhet i ditur nga instituti i ish të përndjekurve politikë. Karamuça vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Ai ishte edhe pjesë e sekretariatit të AK për ish-të përndjekurit politikë.
Ish i përndjekuri Shpëtim Karamuça, ishte një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, me kancer në laring dhe me 26 vite burg mbi shpinë.