Ish-ministri i PS-së dhe ish-deputeti i kësaj partie në Shkodër në vitet 1982 – 1991, Ahmet Osja është ndarë nga jeta në moshën 80- vjeçare.

Profesori i Shkencave Bujqësore lindi në Shkodër në 1939 dhe mban Urdhri “Mjeshtër i Madh” në vitin 2009.

Për afro 9 vjet (1982-1991) përfaqësoi rajonin e Shkodrës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Ai ka qenë edhe ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave si dhe lektor në Universitetin e Shkodrës.