Lulzim Basha ka folur lidhur me lajmin se në truallin e selisë së PD-së do të ndërtohen kulla luksoze.

Basha tha se kjo është një gënjeshtër shtesë e Berishës e cila i shërben këtij të fundit dhe kryeministrit Rama.

Është një akuzë shtese, është gënjeshtër shtesë dhe kjo i shërben Sali Berishës dhe Edi Ramës. Ata i shërbejnë njëri tjetrit në këtë situatë, Partia Demokratike dhe unë si kryetar i saj po pengohemi të bëjmë punën tonë.

Kushdo që ka dy pare mend në kokë e kupton se nga këto gënjeshtra fiton Edi Rama dhe Sali Berisha, dëmtohet Partia Demokratike dhe përmes saj interesi publik dhe interesi i shqiptarëve. Duhet sa më pak të merremi me të shkuarën dhe sa më shumë të inkurajojmë qytetarët të cilët janë shumica.”, tha Basha.