“Ik nga Shqipëria ose ndërprit punimet”. Këto mësohet të kenë qenë fjalët që agresorët i kanë thënë biznesmenit libanez Faad Mitri, i cili mbeti i plagosur pas dhunës së ushtruar ndaj tij. “Java News” ka publikuar edhe foton e libanezit të shtrirë në rrugë, gjatë kohës që ai është dhunuar, pas një aksidenti të improvizuar.

Mësohet se biznesmeni ishte duke ndërtuar në zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Ngjarja ndodhi sot në kryqezimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku pas përplasjes mes mjetit tip “Mitsubishi” dhe “Wolkswagen”, pasagjerët e këtij të fundit kanë rrahur biznesmenin. Ndërkohë, dyshohet se aksidenti ka qenë i planifikuar dhe se gjithçka ishte bërë për të kërcënuar Faad Mitrin.