Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me sytë dhe mendjen nga ndeshja e shumëpritur Itali – Shqipëri që zhvillohet sonte në Palermo.

Ai i ka dërguar Kombëtares shqiptare dhe mbështetësve të tij në Facebook, këtë urim:

“Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë imazh të paharrueshëm festiv të kuqezinjve. Qoftë kjo e sotmja një ditë krenarie për Kombëtaren tonë, cilidoqoftë rezultati!”

Përballja Itali­-Shqipëri do të luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Renzo Barbera” në Palermo, e vlefshme për eliminatoret e botërorit Rusi 2018.