Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Metoq të Sarandës ku një 49-vjecar është dënuar nga gjykata me 1 vit heqje lirie në mungesë për ndërtim pa leje. Rasti nuk lidhet për një rast ndërtimi të banese pa leje por për një depo uji në fshatin Metoq.

Kristaq Dai, babai i një femije u ndalua nga policia në maj të këtij viti dhe u dënua nga Gjykata e Sarandës për “ndërtim të paligjshëm” me 1 vit heqje lirie. Vendimi për dënimin e tij është dhënë më 22 korrik të një viti më parë nga gjyqtari entiljano Spahiu, në munges të të pandehurit. Përvec kësaj, mbi Dain rëndojnë akuzat se më 21 dhjetor 2020 është konstatuar nga inspektorët e IMT të bashkisë sarandë se se “po ndërtonte një armaturë dërrase dhe hekuri me qëllim ndërtimin e një depo uji, pa u pajisur me lejen përkatëse nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit, Bashkia Sarandë”

49-vjecari është kapur nga inspektorët duke ndërtuar depon me hekur dhe lëndë drusore pranë banesës së tij në fshatin Metoq, por jo në truallin e tij, dhe krahas dënimit me 5 milion lekë të vjetra dokumentacioni i është referuar prokurorisë. Vendimi për këtë ngjarje ka marrë formë të prerë në 29 tetor të viti të kaluar. Pas vetëm 7 muajsh është arritur kapja e tij nga Policia e Sarandës dhe është dërguar në një burg të sigurisë së zakonshme për vuajtjen e dënimit. Disa ditë më pas, 49-vjecari Dai, është bërë paraqitja e kërkesës në Gjykatën e Sarandës për rivendosje në afat të së drejtës së ankimit, duke supozuar se në gjykimin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, nuk është njoftuar, duke u gjykuar pa u dëgjuar, duke mos pasur dijeni për vendimin nr. 23-2025-1266/157, datë 22.07.2025.

Gjyqtari Mexhit Doci e ka rrezuar kërkesën e Dait duke e lënë në burg. Argumenti I tij ishte se “rivendosja në afat lejohet vetëm në rastet kur i pandehuri është gjykuar pa praninë e tij, sipas nenit 351 të Kodit të Procedurës Penale, duke pasur dijeni për procesin, dhe që nuk ka marrë dijeni për vendimin përfundimtar të dhënë ndaj tij. Në rastin konkret, referuar shkresave të Komisariatit të Policisë Sarandë, provohet se kërkuesi, nuk ka marrë dijeni personalisht për procesin e zhvilluar ndaj tij. Këto akte nuk janë arritur t’i komunikohen personalisht palës kërkuese, pasi ai nuk është mundur të gjendet në adresën e vendbanimit të tij”.

Sipas gjykatës, rivendosja në afat mund të zbatohet vetëm kur i pandehuri ka qenë në dijeni të procesit gjyqësor, por nuk është njoftuar për vendimin. Në këtë kontekst, dërgimi në qeli i 49-vjeçarit për ndërtimin e një depoje uji mbetet një rast i rrallë në praktikën gjyqësore të zonës.