Një orë pas publikimit të lajmit nga “DurrësLajm“, lidhur me shqetësimin e banorëve të Shkëmbit të Kavajës, për ndriçimin “selektiv” të shëtitores së re, ka ardhur dhe reagimi i ndërmarrjes “Rruga”.

Burime zyrtare nga kjo e fundit bëjnë të ditur, se shkak i kësaj situate është bërë një defekt nën tokë në rrjetin kryesor të furnizimit me energji të shtyllave të shëtitores.

Pavarësisht punës së bërë në terren këto dy ditë, ende problemi nuk është zgjidhur, sqaron burimi, i cili më tej thekson, se presin që nesër t’u vijë në ndihmë një ekip i OSHEE.

Në fund, burimi shprehet shpresëplotë, se problemi do të zgjidhet nesër, e martë 3 tetor 2023.

Lajmi kryesor: