Rreth 4 vite nga përfundimi i shëtitores bregdetare tek Shkëmbi i Kavajës, kanë filluar të raportohen problemet e para.

Mbrëmjen e kësaj të hëne një qytetar ka ngritur shqetësimin në redaksinë e “DurrësLajm“, për atë që banorë të zonës e perceptojnë si “ndriçim selektiv”.

Sikundër duket nga video amatore, vetëm në një pjesë të rrugës është e ndriçuar, ndërsa pjesa tjetër është në terr.

“Dikush të nënës dikush të babës, pavarësisht se taksat i paguajmë njësoj. Çdo natë ky muhabet, i ndezin çerek ore dhe pastaj i fikin një pjesë”, shkruan qytetari, që preferon të mbetet anonim.

Lexo edhe: