Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur një tjetër lëvizje në strukturat drejtuese.

Kryepolici Hita ka emëruar Alban Dautajn në krye të Drejtorisë së Operacionales.

Kujtojmë se më herët Dautaj mbante detyrën e drejtorit të Antiterrorit.

Ndërkohë, nga posti i drejtorit të Operacionales është larguar Melsi Koçi.