Motorri ka nje bllok alumini që e bën më të lehtë sigurisht, me thithje ajri të induktuar me sistemin supercharged. Është impresionuese duke marrë parasysh që ky mjet është një SUV me një peshë prej pothuajse 2.2 Ton. Me keto shifra është e lehte të thuash që Jaguar, me keteë SUV ka prodhuar një armë të vërtetë, një mjet teper të orientuar drejt performances, por me kujdes të fshehur nën petkun e një makine të zakonshme për përditshmëri, por që në momentin që do hynte në pistë, do shkatërronte ëndrrat e shumëkujt!

Nuk mund të thuhet që është një off-roader i mirëfilltë, por detaj për tu përmendur këtu është aftësia tërheqëse prej 2.5 Ton që lehtësisht e kthen këtë Fpace në një platformë perfekte utilitare për të tërhequr varken tuaj të vogel, jetski-në apo dirtbike për një aventurë fundjave të sigurt dhe të këndshme.

Ky Jaguar vjen me suspension independent si para dhe pas, me dopjo shpatulla dhe në të dy urat me antiroll bar-e të inkorporuara, shto ketu faktin qe eshte me LSD pas dhe me një sistem shumë inteligjent modalitetesh ngarjeje e ben atë që të ketë një performancë mbresëlënëse në mënyrën se si I mban kthesat dhe ndjesinë që të jep në rrugë.

Në qoftë se jeni në kërkim të mjetit perfekt utilitar për familjen por dhe një aventurë fundjave F-Pace SVR është një nga zgjedhjet më të mira!

Por si qershia mbi tortë vjen fakti që në çdo moment keni 550 kuaj në dispozicion për ti lënë targën shumëkujt në rrugë!