12 dhjetor 2014 – E ka treguar prej kohësh se jeta e saj është e plotësuar, por lumturinë nuk mund ta mbaj vetëm për vete. Këngëtarja Rezarta Shkurta e rrethuar nga mashkulli i jetës së saj dhe nga fryti i dashurisë së tyre, e vogla Hera, po përjeton ditët e saj më të mira. Në profilin e saj në Instagram ajo ka treguar përmes fotografiva dashurinë e jetës së saj.
“Ne” ka shkruar Rezi bashkëngjitur një fotografie ku të kapur për dore bashkë me Ermalin dhe vogëlushen e tyre shikojnë nga deti. Një tjetër moment lumturie është puthja me të shoqin, ndërsa në krahë mbajnë të voglën e tyre. Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, dy fotografi të tjera janë postuar nga Hera, e cila e veshur me të bardha duket si engjëllore. Rezarta është e martuar me Ermal Hoxhën, nipin e ish- diktatorit Enver Hoxha dhe si fryt i dashurisë së tyre ka lindur e vogla Hera.





