Gianni De Biasi ka qenë ndër emrat e përfshirë në listën e Cagliari të Tommaso Giulini, në momentin më kritik të përjetuar në këtë sezon nga Massimo Rastelli. Trajneri i përfaqësueses së Shqipërisë, në mikrofonët e “TMW” konfirmoi të ketë patur kontakte indirekte në lidhje me një emërim të mundshëm në pankinën kuqeblu.

“Nëse me Zamparinin, presidentin e sapo dorëhequr nga drejtimi i Palermos, kam patur kontakte direkte, me klubin e Cagliarit, kontaktet nuk kanë qenë të drejtë për drejta”, deklaroi trajneri i përfaqësueses kuqezi. Gjithçka konfirmohet edhe në portalin e “Sardegna Sport” të profilizuar në lajmet në lidhje me futbollin në klubin ishullor.