Policia po angazhohet maksimalisht për të rritur parametrat e sigurisë rrugore në kryeqytet. Janë shtuar kontrollet në akse të ndryshme me qëllim konstatimin direkt të çdo shkeljeje nga ana e drejtuesve të mjeteve.

Sipas njoftimit zyrtar, në fokus kanë mjetet e tonazhit të rëndë që kanë qarkulluar jashtë orarit të vendosur nga enti pronar i rrugës.

“Policia Rrugore Tiranë. Kontrolle të shtuara dhe të dedikuara, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në kryeqytet.

Rëndësi e veçantë i është kushtuar konstatimit dhe ndëshkimit të atyre drejtuesve të mjeteve, të cilët në kundërshtim me Kodin Rrugor, kanë qarkulluar jashtë orarit të vendosur nga enti pronar i rrugës 07:00 – 20:00, referuar nenit 7/12”, njofton policia.