Kryeministri Edi Rama është sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës, i cili po zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar.
Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se ndonëse nuk i pëlqejnë komplimentet, do i pranonte nga një njeri që kurrë nuk e kishte votuar.
Mes të tjerash Rama tha se në sallën ku po mbahej takimi në fjalë, ishte i vetmi pa një titull shkencor, pasi kishte bërë vetëm ciklin e studimit Bachelor.
“Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master”,-tha Rama.