12nëntor 2015 – Në laboratorin kriminalistik të Ministrisë së Brendshme u dogj drogë. Përfundimi i ekspertizës e ka nxjerrë këtë konkluzion pas 1 jave, ndërsa policia dhe vetë ministri Tahiri e rrëzuan faktin se u dogjën prova materiale. Sipas ekspertëve, në dyshemenë e korridorit të laboratorit u konstatuan mbetje të materialit të djegur, që ishte lëndë narkotike, si dhe mbeturinat e ndriçuesve të rrëzuar.

Zjarri në laboratorin e Kriminalistikës është shkaktuar nga dy llamba luminishente të prodhimit kinez, që kanë burim nxehtësie përtej standardit të 70 gradëve.

Kjo është përgjigjja e ekspertëve, e dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, mbi ngjarjen që shkaktoi akuzat e opozitës ndaj ministrit të Brendshëm, pasi – sipas saj, – me këtë zjarr ai ishte njeriu, që kishte zhdukur provat për trafikantët.

/portali DurrësLajm/