Nga tragjedia, e cila ndodhi në Bullgari, kanë mbetur të vdekur edhe 6 nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali”. Ata ishin në udhëtim me familjarët e tyre.

Mësohet se ditën e sotme, shkolla fillore “Ismail Qemali” ka ndërprerë mësimin, për shkak të tragjedisë së rëndë.

46 persona humbën jetën pasi një autobus i Maqedonisë së Veriut u përfshi në flakë në një autostradë në Bullgari.

Ngjarja ndodhi rreth orës 02:00 me orën lokale, pranë fshatit Bosnek, në jug-perëndim të kryeqytetit Sofje. Shkaku i përplasjes dhe zjarrit po hetohet.