I vendosur në jug-lindje të Gjirit Persik në Gadishullin Arabik, Dubai është qyteti luksoz dhe liberal i Emirateve te Bashkuara Arabe I cili njihet botërisht si një metropol kozmopolitan, një qendër biznesi, kulture, dhe turizmi për të gjithë Lindjen e Mesme. Dubai është i njohur për kapërcimet akrobatike që që ka bërë ne teknologji. Ngado që ti hedhësh sytë brenda këtij qyteti, mahnitesh nga komplekset e panumërta të ndërtimit dhe strukturat e ndryshme që shfaqin një larmi të madhe të stileve arkitekturore. Në të shkrihen versione të ndryshme të arkitekturës moderne islame dhe interpretimeve të ndryshme të dizajnit abstrakt. Këtu gërshetohen më së miri ngrohtësia, tradita dhe modernizmi, dhe kupton se edhe në zemër të shkretëtirës vezullojne ngjyrat, e gjalleron jeta dhe inovacioni. Dubai mbart ndertesen me te larte ne bote, madheshtoren Bujr Kalifa, para së cilës çdo mbrëmje mund të shijohet pamja e saj fantastike e ndricuar me ledëall ku shfaqen imazhe te ndryshme, shoqeruar nga spektakli marramendës I shatrivanëve vallëzues ne liqenin artifizial poshte saj, një atraksion mbreselenes për cilindo që vjen këtu. Ndërkohë në Dubai gjendet hoteli i vetëm me 7 yje Bujr Al Arab , stadiumi më i madh i Kriketit apo ishulli në formën e palmës I ndërtuar mbi det I cili mund të shikohet nga edhe hëna. Keto, se bashku me nderthurjen e kultures arabe me ate perendimore, bëjnë unik Dubain në sy të gjithë botës. Ne hyjmë dhe vizitojmë disa nga keto atraksione turistike në këtë qytet emblemë të së ardhmes dhe teknologjisë, zhytemi më në brendësi të tij, dhe kuptojmë më shumë rreth funksionimit dhe hapave të zhvillimit të këtij metropoli gjigand nëpërmjet një prej investitorëve më të rëndësishëm të Dubait, Z. Abdul Rrahman Falaknaz. Ai është pikërisht një ndër sipermarrësit më të rëndësishëm në këtë qytet magjepsës; me një pasion të hershëm për sportin, ai ka ndërtuar një qytet brenda qytetit të Dubait- me emrin Dubai Sport City. Ky I fundit përfshin një kompleks vilash rezidenciale te madhesive te ndryshme, stadiumin më të madh të kriketit, një qendër fitnesi të përmasave olimpike, një akademi futbolli, një fushë golfi te kuruar ne menyre perfekte, parqe lojrash, dhe një numër të konsiderueshëm gradaçelash me hapsira komerciale dhe rezidenciale. Më shumë rreth gjithë këtij vizioni multifunksional këtu në Dubai na e tregon vetë ideuesi dhe krijuesi I tij, Z. Falaknaz. Ai rrëfen pasionin e tij për sportin, por kriketin e veçon si pasionin e tij. Kështu ai tregon se si lindi vizioni për të krijuar një stadium kriketi në Dubai.
Vizonet dhe idetë kanë qenë dhe vijojnë të jenë të pashtershme në Dubai Sports City. Multifunksionaliteti dhe dëshira për të patur gjithçka çfarë të duhet për një jetesë më të mirë mund ta gjesh këtu në këtë qytet brenda qytetit të Dubait. Klubi I golfit në Dubai Sport City drejtohet dhe menaxhohet nga ish kampioni I botes ne golf, Ernie Els. Fusha e golfit së bashku me vilat që e rrethojnë kanë kushtuar rreth 750 milione dollarë për tu ndërtuar. Ndërkohë që antarësimi në klubin e golfit kushton 25000 dollare dhe për të luajtur këtu duhet të paguash një shumë vjetore prej 12500 dollarësh. Zakonisht një lojë golfi zgjat 4 orë e 20min dhe të apasionuarit pas kësaj loje e fillojnë aktivitetin që në orët e para të mëngjesit. Z. Falaknaz tregon se qëllimi i Dubai Sport City ishte pikërisht që të bëhej një multibrend. Ne Dubai Sport City gjendet një akademi e mirëfilltë futbolli për të rinjtë e cila udhëhiqet nga ish-ylli I Real Madridit Michel Salgado. Mesa duket nën udhëheqjen e Salgados secili prej fëmijëve rrëmbehet nga kërshëria dhe pasioni për tu bërë futbollist dhe për tu trajnuar prej tij.
Me një gamë të plotë të objekteve sportive dhe të mikpritjes, Stadiumi I kriketit në Dubai është vend ideal për të gjitha varietetet e ngjarjeve, nga ato sportivet deri tek ato muzikorët. Ajo që është spektakolare në këtë stadium është "Unaza e zjarrit" e cila bën të mundur mbylljen ë sipërme të stadiumit. Ky stadium me dizajnin e tij I përket gjeneratës së të ardhmes, I sjell spektatorët apo tifozët më afër asaj çfarë ndodh në fushë në mënyrë të barazlarguar. Ka një kapacitet prej 25.000- 30.000-vendesh.
Dubai International Cricket Stadium është bërë I preferuar si për ekipet ashtu dhe për spektatorët. Dizajni i avancuar I stadiumit përfshin zonën VIP dhe VVIP seksione me dhoma të brendshme ku akomodohen objektet e shtypit dhe rreth 100 pjesëtarët e mediave, dhe pajisje të mjaftueshme për lojtarët, zyrtarët, dhe spektatorët.
FIT Republik është palestra e përmasave gjigande e cila ndodhet në Dubai Sport City. E hapur vetëm një vit më pare, kjo palestër numëron sot 5000 klientë që banojnë jo vetëm në DSC por në të gjithë Dubain, të cilët cilësohen FIT Republikans, e thënë ndryshe konservatore të fitnesit. Në këtë qendër fitnesi punojnë 60 trajnere apo instruktorë, shumica e të cilëve kanë qenë atletë apo sportistë të famshëm të kombësive të ndryshme. Qendra FIT Republik përbëhet nga 350 klasa dhe ajo që është më interesante se gjysma e anëtarëve të këtij fitnesi janë fëmijë. Megjithatë në këtë palestër ka edhe skesione olimpike siç është pjesa e ngritjes së pasha dhe pishina.
Pjesa 2
Panairi
Në datën 9-11 Janar në Dubai u çel Panairi Sign and Graphic Image-ing Dubai 2016, paraprirës në çfarë do të ndodhë me teknologjinë e reklamimit në të ardhmen. Edhe ky panair organizohej nën kujdesin e veçantë të investitorit me peshë në Dubai Z. Falaknaz. Ne kemi ndjekur nga afër dinamikën e këtij panairi të rëndësishëm I cili mbartte emrat gjigandë te teknologjisë botërore. Në SGI 2016 merrnin pjesë gjithësej 284 ekzibitorë ndërkohë që në 3 ditë panairi u vizitua nga 11.302 vizitorëtë cilët vinin kryesisht nga Emiratet e Bashkuara, Egjipti, Libani, Irani, India, etj. Fokusi I këtij panairi ishin reklamat dhe printimet në materiale të ndryshme. Gjigandët ndërkombëtarë shpalosën shpikjet e tyre të fundit në teknologji apo industrinë grafike. Nëpërmjet teknologjisë ata japin mesazhin e së ardhmes në rrugën e inovacionit, I cili e njeh botën me shtigje të reja emocionuese në rrugën e zhvillimit. Kompani të ndryshme demostruan live punimet e tyre në veshje makinash. Stampime, printime apo vendosje gurësh të çmuar me forma objektesh apo godinash të ndryshme. Gjithashtu ajo që vihej re në masë ishin printerat me lazer të teknologjisë së fundit në prerje objektesh.
Printerat ishin të ndarë gjithashtu në indoor dhe outdoor. Duke qenë se printimet në tekstile ishin me specifike , theksi vihej në këtë rast tek cilësia dhe shpejtësia e printimit në mënyrë që të shpenzohej sa më pak.
Pas guidës në panair, Z. Abdul Rrahman Falaknaz kishte rezervuar një pritje të veçantë në sallën e cila në gjuhën dhe kulturën vendase, quhet mexhlis. I pranishëm në këtë takim ishte ambasadori I vendit tonë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Z. Nuri Domi.
Garden Gloë
Një tjetër investim I mrekullueshem I Z. Abdulrahman Falaknaz është Dubai Garden Gloë. Meqenëse Dubai është pozicionuar tashmë në një qendër të jashtëzakonshme biznesi për Lindjen e Mesme por jo vetem, ky metropol luksoz tani po kthehet një destinacion kryesor për argëtim dhe kohë të lirë, me qëllim tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota. Turistet I preferojne shume parqet gjate dites, por po sikur ata të bëheshin po kaq shumë atraktive edhe gjatë natës? Ky është pikërisht dhe qëllimi I këtij parku që gjatë natës kthehet në një ylber ngjyrash plot fantazi, ku në çdo pjesë të tijën gjen copëza të ndryshme të botës. Ky park përbehet nga 10 monumente të ndryshme, duke përfshirë një simulim të godines ikone te Dubait, Burj Khalifa, e cila është bërë tërësisht nga shishe ilacesh duke u regjistruar kështu edhe në librin e rekordeve Gines. Kur futesh në brendësi të këtij parku vezullues të duket vetja sikur je një personazh brenda një përralle. Çdo seksion në këtë mini botë të ndriçuar është I dedikuar, diku ndodhet kopshti i tulipanëve, diku kemi kopshtin e milingonave, më tujte takohemi me safarin apo me xhaminë Sheik Zajed.
Garden Gloë është 1 ndër 5 parqet e tillë në botë. Krahas atyre në Los Angelos, Toronto, Singapor dhe Tajlandë, Dubai Garden Gloë është I vetmi park I tillë në Lindjen e Mesme dhe përbëhet nga 4 milion drita dhe është I ndërtuar krejtësisht me material të riciklueshëm. Ndërkohë që tashmë Z. Falaknaz po mendon që një kopësht të tillë ta realizojë edhe në Tiranë. Pa dyshim kjo do të ishte shumë speciale për një vend të vogël si Shqipëria. Godina Bujr Kalifa në këtë park është 16 metra e gjitha e krijuar me shishe peneciline dhe si e tillë ajo është futur në librin e rekordeve Gines.
Ja çdo të thotë të flasësh më gjuhën e së ardhmes, arrin te sfidosh edhe natyrën e të ndërtosh një oaz në shkretëtirë. Aty ku thyhen tabutë e arkitekturës duke vendosur rekorde marramendëse në lartesinë e godinave. Aty ku per te gjithe te apasionuarit e modes organizohet cdo vit ne kete kohe Dubai Shopping festival ne gjigandin dhe luksozin Dubai Mall, ne menyre qe vizitore nga e gjithe bota te gjejne dhe te prekin moden e fundit ne veshje dhe aksesore.
Një vizion që s'ka kufij, aty ku bashkejetojnë kultura dhe fe të ndryshme. Tashmë Dubai është kthyer nder destinacionet turistike me te kerkuara në të gjitha guidat e udhtimeve nëpër botë. Dubai ia ka dalë të krijojë një frymë liberale dhe pozitive, teksa luksi që rrethon këtë vend të lë gojëhapur. Vetë bota në të cilën po zhvillohet ky vend, po e bën një pikë referimi për biznes dhe turizëm jo vetem ne Lindjen e mesme por ne te gjithe boten. Duket sikur projektet e përmirësimit nuk kanë të sosur në këtë vend.Të jetosh Dubain, do të thotë të shijosh të tashmen dhe të prekësh të ardhmen!
Emisioni "Jo vetë modë" nga Floriana Garo





