Kryeekonomisti i bankës ruse të zhvillimit VEB, Andrei Klepach, është larguar nga posti pas kritikave publike për gjendjen e ekonomisë ruse. Mediat shkruajnë se më herët Klepac paralajmëroi se Rusia nuk mund të fitojë një luftë të zgjatur konsumimi me Ukrainën dhe parashikoi ardhjen e një krize sociale.

Ekonomisti rus gjithashtu kundërshtoi vlerësimet për kolapsin e afërt ekonomik të Ukrainës, duke argumentuar se një përballje e zgjatur nuk do të çojë në fitoren ruse.

Burimet thonë se shkarkimi i ekonomistit u krye me urdhër të Kremlinit, për shkak të vlerësimeve të tij të ashpra që nuk përputheshin me linjën zyrtare. Deficiti buxhetor i Rusisë ishte 81 miliardë dollarë në katër muajt e parë të vitit 2026, duke tejkaluar objektivin vjetor të qeverisë.

Rritja e çmimeve të naftës këtë vit pas luftës së SHBA-së me Iranin ka ofruar ndihmë të konsiderueshme për financat publike të Rusisë, duke i sjellë miliarda dollarë të ardhura shtesë.