Dy aksidente kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Aksidenti i parë ndodhi në qytetin e Laçit, ndërsa tjetri pranë mbikalimit të Patokut në autostradën Milot-Thumanë.

Sipas mjekëve nga spitali i Laçit njeri nga të plagosurit është dërguar tek Trauma. Ndërkohë i plagosuri tjetër po merr mjekim në spitalin e Laçit dhe bëhet e ditur se janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e dy aksidenteve.