Kryetarja e FRESSH-it, Joleza Koka, e ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channel” ka shpjeguar fjalimin që tërhoqi vëmendjen e publikut, e madje edhe të ministrit Saimir Tahiri, i cili nuk e ka fshehur habinë në takimin e radhës të anëtarësimeve të reja në PS.

Nuk thashë isha, por ishim në të njëjtën hapësirë, njësoj siç koinçidoi që ishim në të njëjtën zonë me ministrin tjetër. Mesazhi im ishte ky: Jemi një vend aq i vogël, saqë na jepet mundësia që edhe me këto personazhe që ne i shohim në distancë, të shkëmbehemi në përditshmëri”, tha Joleza Koka gjatë emisionit.

Mua më bezdis ministri, jo më ta kem idhull. Po ai i FRESSH-it në Skrapar që nuk e ka pranë atë, si duhet ta zgjidhë problemin?”, tha një prej të ftuarve në emisionin e moderatores Jonida Shehu.

Duhet të jetë vetvetja, pse duhet të ketë idhull ministrin?”, replikoi kryetarja e FRESSH-it.

Duhet të zbresë te Blloku?”, vijoi më tej debatin i ftuari.

Kur bëhet fjalë për punë, Joleza ka shpjeguar se nuk e ka problem të shkojë me veshjen e PUB-it, ku ka festuar një natë më parë.

Ishte ditë e diel dhe mesazhi ishte që ne, të rinjtë e forumit, dimë të festojmë por ama edhe të punojmë”, deklaroi Joleza Koka.

E ndërsa për ndonjërin Joleza Koka njihej si kryetarja e FRESSH-it, për shumëkënd ajo ishte thjesht një emër i panjohur. Ndaj thotë se, i është mirënjohëse videos, që e bëri atë të famshme.

Ndoshta nuk më kanë njohur më parë dhe një punë të mirë bëri edhe kjo video”, përfundon Joleza Koka. /Top Channel