Në komisionin e Ligjeve deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka thënë se në Shqipëri është instaluar një diktaturë krimi.
Shehu u shpreh se projekti për të sjellë emigrantë nga Siria që janë ish-luftëtarë të ISIS është e vërtetë.
"Kam ardhur për të ngritur disa pika në lidhje me Avokatin e Popullit. Çështje Avokatit të Popullit, është shumë e rëndësishëm pasi ka të bëj me krimin, drogën dhe trafiqet. Unë e kam thënë dhe herë të tjera se Shqipëria po mbushet me kanabis dhe me krim, sot në Shqipëri po instalohet diktatura e krimit. Shteti vendosi krimin për të mbushur vendim me kanabis, ra pre e tij dhe u dominua nga krimi. Është pengesa më e madhe në aspiratën tonë për në Evropë. Nuk është çështja për heqjen e një ministri, por heqja e një qeverie që është e lidhur me krimin. Kjo qeveri ka bërë mijëra qytetarë që të largohen nga vendi. Unë po them disa herë që është një diktaturë krimi, e them këtë dhe po e ri them pasi është ka qenë vërtetë. Ka një projekt për të mbushur Shqipërinë me emigrantë, kjo është e vërtetë. E kanë thënë mediat e huaj shumë prestigjoze, do të vijnë emigrantë ish-luftëtarë të ISIS, që janë të papërshtatshëm për Bashkimin Evropian."





