Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka mbledhur në një takim përfaqësuesit e palëve politike në Këshillin Politik për të arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore.
Kim ka mbledhur kokë më kokë 4 negociatorët, Damian Gjiknurin, Oerd Bylykbashin, Petrit Vasilin dhe Rudina Hajdarin. Kjo mbledhje vjen si një përpjekje tjetër e SHBA-së për të gjetur një konsensus mes palëve për miratimin e Reformës Zgjedhore.
Në takim janë të pranishëm edhe ambasadori i Bashkimit Evropain, i OSBE dhe i Britanisë së Madhe.
Më 31 maj skadoi pa ndonjë marrëveshje mes partive politike afati i reformës zgjedhore. Ndërsa prej dy ditësh diplomatët amerikanë dhe ata europianë kërkuan përfundimin e reformës dhe kanë nisur takimet me palët politike.





